Transformo trupin dhe mendjen me Crossfit!

Popullariteti i CrossFit ka nisur që në fillim të viteve 2000 duke numëruar tanimë mbi 12,000 palestra që e ofrojnë këtë shërbim në 160+ shtete në mbarë botën.

Bazuar në forcë, qëndrueshmëri, performancë, përbërje trupore dhe efikasitet, CrossFit përfshin ushtrime funksionale që imitojnë lëvizjet e jetës së përditshme, të rikonceptuara në një mënyrë më argëtuese.

Puma CrossFIT Club

Paraqitja fizike, niveli apo eksperienca juaj e mëparshme me fitnesin nuk ka rëndësi për ne. Në Puma Fit Club, kushdo është i mirëpritur!

E gjithë përvoja është plotësisht e personalizueshme sepse çdo stërvitje CrossFit përshtatet sipas aftësive tuaja duke marrë për bazë dhe përmbushjen e qëllimeve që doni të arrini. Sigurisht pa rezultuar në lëndime apo dhimbje.

Ajo që do të gjeni tek ne është energji, vendosmëri dhe gatishmëri përmes trajnimit dhe udhëzimeve tona. Çdo seancë do të kthehet në orën më produktive të ditës tuaj, duke tejkaluar çdo pritshmëri.

Ndikimi pozitiv në shëndetin tuaj

Ushtrimet Crossfit ju ndihmojnë të ndërtoni muskuj, të digjni yndyrën e tepërt, të përmirësoni sistemin kardiovaskular, fleksibilitetin, ekuilibrin dhe koordinimin tuaj.

Stërvitjet zakonisht bëhen në grupe, gjë që krijon një mjedis ku njerëzit mbështeten dhe shtyjnë njëri-tjetrin për të arritur qëllimet e tyre.

Stërvitjet CrossFit mund të jenë intensive, ndaj është e rëndësishme të dëgjoni trupin tuaj dhe të pushoni kur keni nevojë.

Përmirëson shëndetin mendor  

CrossFit përmirëson shëndetin mendor dhe mirëqënien emocionale në tërësi. Ndikon në reduktimin e stresit apo të ankthit si dhe rrit vetëbesimin, humorin dhe energjinë tuaj.

Ju ndihmon të çlironi ato emocione të ndrydhura prej shumë kohësh dhe të keni nën kontroll  jetën tuaj.

Ushtrimet janë vazhdimisht të ndryshme dhe sfiduese, gjë që ju ndihmon në qëndrueshmërinë dhe fuqinë mendore.

Disa fakte mbi Crossfit-in

 

Klasat CrossFit zhvillohen çdo ditë dhe zgjasin një orë.

Ka qenë thellësisht transformues dhe i ka shërbyer shumë atletëve në botë.

Më shumë se 60% e atletëve të CrossFit në mbarë botën janë gra dhe vajza.

Nëse doni të sfidoni veten përtej kufijve tuaj, CrossFit është trajnimi i duhur për ju. Një komunitet motivues dhe mbështetës, gjithashtu, ju mirëpret!

Ju jeni të fuqishëm dhe gjithçka është e mundur!

KRITERET E NJË PALESTRE IDEALE!

Palestra ideale është sigurisht ajo në të cilën ti ndihesh mirë, megjithatë ka disa kritere kryesore mbi të cilat biem të gjithë dakord. Një palestër