Për pushime në palestër? 7 arsye përse të stërviteni edhe gjatë verës.

Vera është periudha ideale për tu relaksuar dhe argëtuar. Por, kjo nuk duhet t’ju shpërqëndrojë nga rutina juaj në palestër. 

Sigurisht tundimi për të munguar disa javë është i madh, por ne duam t’ju motivojmë duke ju treguar përse vera është periudha ideale për t’u stërvitur në palestër.

Këto janë disa nga aryet përse të shkoni në palestër edhe gjatë muajve të verës 

është një nga vendimet më të mira që merrni për shëndetin tuaj fizik.

 

Skip’ vapës!

Temperaturat e larta e bëjnë pothuajse të pamundur stërvitjen në natyrë dhe potencialisht të rrezikshme për ju.  Palestra nga ana tjetër është një mjedis i freskët, me temperaturë të kontrolluar, ku mund të stërviteni pa u bezdisur nga i ngrohti mbytës. 

 Mos lejoni që vera t’ju ngadalësojë! 

Ndërprerja e rutinës mund të frenojë progresin e bërë deri më tani. Të qenit konsistentë është çelësi për të mbajtur dhe përmirësuar shëndetin tuaj fizik. Duke qenë kosistentë do ta keni gjithmonë më të lehtë të arrini rezultatet e dëshiruara.

Do të ndiheni më të motivuar.

Stina e verës shoqërohet me një dozë motivimi më të lartë, falë dëshirës për t’u dukur dhe ndjerë më së miri gjatë daljeve në plazh apo evente të tjera sociale. Përdoreni këtë dëshirë për të vendosur dhe arritur objektiva të reja. Palestra ofron të gjithë burimin e nevojshëm për të qënë gjithmonë në top formë. 

Reduktimi i stresit.

Palestra përtej përfitimeve fizike, ndikon ndjeshëm dhe në shëndetin mendor. Muajt ​​e verës mund të jenë të ngarkuar dhe stresues, plot plane pushimesh dhe angazhime sociale. Të shkuarit rregullisht në palestër ju ndihmon të menaxhoni stresin, të përmirësoni humorin dhe të keni më shumë energji. 

Çlironi më shumë toksina. 

Gjatë verës trupi kërkon më shumë ujë dhe natyrisht edhe gjatë palestrës do të pini më shumë ujë se zakonisht, duke përmirësuar metabolizmin dhe çliruar më shumë toksina. Hidratimi para dhe pas stërvitjes është i rëndësishëm për të evituar lodhjen apo dhimbjen e kokës nga mungesa e ujit në organizëm.

Mos lejoni që të ndiheni të plogësht.  

Është e lehtë të biesh në atë plogështinë që shpesh herë sjell stina e verës, veçanërisht kur në mes janë vapa dhe gjendja para pushimeve. Nëse doni ta evitoni këtë gjendje atëherë angazhimi fizik është zgjidhja e duhur.

Më shumë hapësirë, më shumë fokus.
Vera është koha e përsosur për të shkuar në palestër pasi ka më pak njerëz, pra keni më shumë pajisje të lira dhe do të stërviteni në një mjedis më të qetë, në ritmin që ju dëshironi. 

Pra, mos lejoni që nxehtësia e verës t’ju ngadalësojë ritmin. Përqafoni atmosferën e qetë të palestrës, merrni të gjithë aspektet pozitive që ofron dhe ndihuni të fortë dhe energjik, si kurrë më parë.

KRITERET E NJË PALESTRE IDEALE!

Palestra ideale është sigurisht ajo në të cilën ti ndihesh mirë, megjithatë ka disa kritere kryesore mbi të cilat biem të gjithë dakord. Një palestër