Përse të bësh ushtrime në palestër është gjithmonë një ide e mirë!

ushtrime-palester

Po mendoni të nisni palestrën, por nuk dini ku të drejtoheni apo kryeni ushtrime vetë në shtëpi? 

Ne po ju prezantojmë 5 arsye përse është më me leverdi të regjistroheni në një të tillë.

Nëse është Puma Fit Club, aq më mirë! 

  • Trup i shëndetshëm

Trupi juaj do t’ju falenderojë, pasi aktiviteti fizik ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e shëndetit te gjithësecilit.

Ushtrimet Kardio apo HIIT (ushtrime me intensitet të lartë) ndihmojnë në mirë-funksionimin e sistemit kardiovaskular, përforcojnë sistemin imunitar, mbajnë nën kontroll sasinë e sheqerit në gjak dhe ju japin më shumë fuqi.
Disa ushtrime që konsist ojnë në përdorimin e peshave, ndihmojnë në forcimin e kockave dhe kyçeve duke ulur rrezikun e dëmtimeve, djegin dhjamin e tepërt dhe formojnë muskujt. Në këtë mënyrë mund të mbani nën kontroll peshën tuaj.

  • Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë

A e dini se kur stërvitemi rritet prodhimi i endorfinës, quajtur ndryshe “hormoni i lumturisë”? Po siç e lexuat! Aktiviteti fizik ju bën më të lumtur dhe të gjitha hormonet që ndikojnë në nivelin e stresit zvogëlohen nga stërvitja e rregullt. Gjithashtu ata që vuajnë nga simptoma të lehta të depresionit, ankthit apo ADHD-së (Çrregullimi i Vëmendjes dhe Hiperaktiviteti) do të venë re zvogëlimin të këtyre simptomave.

  • Vetëbesim i lartë

Kur stërviteni në mënyrë të rregullt, format e trupit ndryshojnë për mirë dhe kjo sjell më shumë vetëbesim dhe krijimin e një imazhi më pozitiv për veten. Kur të shfaqen ndryshimet e para, do të keni më shumë motivim për tu ushtruar në mënyrë konstante dhe rezultatet e dëshiruara do të jenë më të lehta për t’u arritur.

  • Ushtrime dhe pajisje të shumëllojshme

Palestra, në varësi të madhësisë, ofron një gamë të gjerë pajisjesh dhe peshash. Çdo ditë të javës mund të zgjidhni mes klasave të ndryshme të fitnesit si: Aerobi, cross-fit, spinning, bootcamp dhe abs.  Mund të kryeni ushtrime fizike që targetojnë pjesë të ndryshme të trupit si: ushtrime për barkun, vithet, kofshët etj.


Sigurisht ato që nuk mungojnë janë pajisjet e shumta si biçikleta, step-i, treadmill-i dhe pajisjet për formimin e çdo muskuli të trupit tuaj.

Siç e shihni ka shumë mundësi zgjedhjeje dhe asnjë ditë nuk do të ngjajë me tjetrën.

  • Miqësi të reja 

Frekuentimi i palestrës për një periudhë afatgjatë, ofron mundësi për njohje të reja. Në mënyrë spontane do ta gjeni veten duke biseduar me të tjerët ushtrime të caktuara, apo duke shkëmbyer me njëri tjetrin këshilla mbi fitnesin. 

Më tej kjo njohje pse jo mund të shndërrohet dhe në një miqësi të mirëfilltë dhe jashtë mureve të palestrës.

   Në fund të fundit, cilado qoftë arsyeja, zgjidhni atë palestër që përmbush më së miri preferencat dhe kërkesat tuaja.

 

Klikoni këtu për të parë shërbimet dhe klasat që ofron Puma Fit Club.