Kaloritë janë thelbësore për një jetë të shëndetshme dhe ne i konsumojmë ato çdo ditë. Por a e dimë realisht se çfarë janë ato?
Në këtë artikull do t’ju tregojmë funksionin e tyre në jetën tonë.
- Kalori= Energji
Çfarë janë kaloritë?
Çdo ushqim që konsumoni përmban një numër të përcaktuar kalorish, pra një sasi të caktuar energjie, që trupi ynë përdor sa herë e ka të nevojshme.
Për çfarë shërbejnë?
- Rreth 70% të kalorive, pra pjesën më të madhe, organizmi ynë e përdor për të kryer funksionet bazike të organeve dhe metabolismit.
- Rreth 20% e tyre përdoret për aktivitetin fizik si ecja, vrapi dhe ngritja e peshave.
- Pjesa e mbetur 10%, nevojitet vetëm për përtypjen e ushqimit.
*Përgjithësisht, sasia e rekomanduar e kalorive është rreth 2000-2500 kcal në ditë.
- Kaloritë e Shëndetshme
Ajo çfarë duhet të keni parasysh është se cilësia e kalorive duhet të ketë me shumë rendësi sesa sasia, prandaj duhet të zgjidhni ushqime që përmbajnë kalori të mira.
Ato ndahen në tre kategori kryesore dhe gjenden tek ushqime si:
- Proteina -mishi i kuq, mishi i derrit, pula e pjekur ose e zier, salmoni, fasulet, qumështi, vezët, djathi, kosi etj.
- Karbohidrate– patatja, orizi, makaronat, drithërat, buka integrale etj.
- Yndyrnat– Arrat, ullinjtë, avokado, banane, molla etj.
- Kaloritë, Dieta dhe Ushtrimet
Cilido qoftë qëllimi juaj, të humbisni, të shtoni apo të mbani peshën që keni, duhet të kombinoni një dietë të shëndetshme me një aktivitet të mirë fizik.
Parimi është shumë i thjeshtë, për humbje në peshë duhet të harxhosh më shumë kalori në ditë, sesa merr.
Kujdes! Mos e ulni dozën e kalorive më pak se 1200 kcal në ditë, pasi rrezikoni të mos merrni lëndët e nevojshme ushqyese.
Instruktorët e Puma Fit Club ju rekomandojnë të kryeni ushtime të ndryshme për humbje në peshë si:
- Ecje të gjata,
- Vrap ose jogging,
- Ushtrime HIIT (me intensitet të lartë),
- Ushtrime cardio,
- Klasa Spinning etj.
Kurse përsa i përket dietës mund të konsumoni smoothie me antioksidantë natytralë, që gjithashtu ju ndihmojnë në humbjen e peshes:
- Smoothie me spinaq, mollë jeshile, selino, limon dhe xhinxher.
- Smoothie me mjedër, spinaq dhe qumësht nga arra e kokosit
- Smoothie me jogurt, spinaq, banane dhe avokado etj.
Po në qoftë se dua të shtoj në peshë?
Nëse ajo që dëshironi është të shtoni peshën dhe masën tuaj muskulare, duhet të hani ushqime me sa më shumë proteina dhe kalori. Më shumë se kaloritë që keni harxhuar gjatë stërvitjes.
Për një efekt më të madh proteinat duhen konsumuar 30-60 minuta pasi jeni kthyer nga palestra pasi trupi është në gjendjen ideale për të formuar muskujt.
Numërimi i kalorive është efektiv dhe ju ndihmon të arrini trupin që dëshironi, por nuk duhet të qëllimi juaj kryesor.
Dëgjojeni trupin tuaj, shikoni se si reagon ai ndaj ushqimit dhe konsumoni atë që ju bën të ndiheni më mirë.