Proteina- Karbohidrate- Yndyrna

proteina

Siç e dimë, ushqimi është ‘karburanti’ i organizmit tonë dhe çelësi i progresit dhe rezultateve të dëshiruara. 

Por kur duhet të ushqehemi? Para apo pas stërvitjes?

Për këtë pyetje nuk ka një përgjigje të saktë. Studimet tregojnë se është shumë e dobishme dhe e nevojshme të ushqehesh mirë përpara një stërvitje intensive.
Anasjelltas gjithashtu! Nëse nuk keni konsumuar asgjë përpara stërvitjes, duhet të ushqeheni menjëherë pasi të mbaroni.

Proteina, Karbohidrate, Yndyrna
Marrja e lëndëve ushqyese është shumë e rëndësishme për trupin tonë prandaj duhet të konsumojmë një dietë të larmishme me proteina, karbohidrate dhe yndyrna. 

Këto elementë furnizojnë trupin tonë me energji, ndihmojnë në formimin e muskujve dhe janë të domosdoshëm për shëndetin në tërësi.

Cilat ushqime duhet të hamë pas stërvitjes?

E sigurt që e keni dëgjuar me mijëra herë! Ushqimet me PROTEINA janë tepër të rëndësishme.

Gjatë ushtrimeve me intensitetit të lartë, proteinat që ndodhen tek muskujt shpërbëhen, prandaj duhen rikthyer përmes ushqimit.

Këto ushqime ndihmojnë në mbushjen e rezervave të energjisë, rindërtojnë muskujt dhe riparojnë indet e trupit.

Çfarë të konsumoni për proteina:

 

  • Pluhur proteinik ose ‘protein bars’ (bazë shtazore ose bimore)
  • Pulë
  • Vezë
  • Kos 
  • Salmon ose ton
  • Djath i butë

 

Të flasim tani për KARBOHIDRATET…

Ato ndihmojnë në rekuperimin e muskujve dhe shtojnë glikogjenin e humbur gjatë stërvitjes. *Glikogjeni është glukoza që i jep energji trupit tonë.

Prandaj duhet të konsumoni:

 

  • patate
  • oriz
  • makarona
  • qumësht
  • drithëra si quinoa 
  • fruta (të tilla si ananasi, manaferrat, bananet, kivi)
  • bollgur
  • Buka (preferohet drithërat e plota)

 

Të fundit por jo më pak të rëndësishme, YNDYRNAT, ose ‘armiqtë e rremë’.

Të rremë, pasi nuk janë të dëmshëm sikurse mendohet. Ushqimet që përmbajnë yndyrë ndihmojnë në mirë-funksionimit e qelizave. Mund të ngadalësojnë tretjen, por efektiviteti i tyre mbetet po i njëjti.

Ushqimet që përmbajnë yndyrna:

 

  • avokado (e preferuara e fitness-dashësve)
  • gjalpë kikiriku 
  • fara Chia
  • fruta të thata  

 

Tani është rradha juaj të krijoni receta të shijshme me këto ushqime.

Dhe një këshillë të fundit. Sigurohuni që të pini shumë shumë ujë!