Është koha për një Smoothie!

 

Shije dhe vlera ushqyese në vetëm 5 minuta.

Është super e thjeshtë!

Përzgjidh ingredientët sipas dëshirës, vendosi në blender dhe shtyp butonin START!

Pije Energjike Natyrale

Smoothie është pija energjike më e shëndetshme që keni dëgjuar ndonjëherë. Bëhet në kushte shtëpie dhe çka ju nevojitet është thjesht një blender i mirë dhe më pas kombinimi i përbërësve (frutave dhe perimeve) mbetet në dorën tuaj. 

                                                                                                                                            Smoothie-t janë shumë të thjeshtë për tu bërë dhe të lehtë për tu tretur nga organizmi ynë. Për këtë arsye rekomandohen të konsumohen pas paslestrës, pasi zëvëndësojnë energjinë e humbur.

Përse smoothie-t janë të shëndetshëm për ne?

  • Në varësi të kombinimit të ingredientëve dhe integrimit me vaktet e tjera gjatë ditës, ndihmojnë në humbjen ose shtimin në peshë.
  • Elektrolitet që përmban lëngu i frutave dhe perimeve parandalojnë dehidratimin.
  • Nëse konsumohen mes vakteve largojnë ndjesinë e urisë .
  • Janë një alternative e shëndetshme në vend të ëmbëlsirave, sidomos smoothie-t e ëmbël.
  • Frutat dhe perimet në smoothie kanë fibra që ndihmojnë në tretjen e ushqimit.
  • Përmbajnë antioksidantë si vitamina A që largojnë ndjesinë e djegjes së stomakut.
  • Smoothie-t me fruta citrike si luleshtrydhe dhe ananas forcojnë sistemin tonë imunitar.
  • Përdorimi i frutave dhe perimeve shumëngjyrëshe i japin hidratim lëkurës pasi ruajnë balancën e saj. 

Gjithashtu smoothie-t janë një element ndihmues për ata që duan të humbasin kilogramët e tepërt ose, e anasjellta, duan të shtojnë peshë. Kjo varet nga ingredientët e përdorur dhe prandaj ekzistojnë mijëra receta për smoothie.

Pjesa më e bukur është se ingredientët mund ti kombinoni sipas shijeve tuaja.

Smoothie për Dobësim

Mënyra se si të humbisni në peshë është duke zëvëndësuar një vakt të cilin ju zakonisht nuk e konsumoni, me një smoothie detox.

I referohemi me termin “smoothie detox”,  përzierjeve që përmbajnë perime si spinaqi, lakra jeshile, kastraveci dhe xhenxhefili, të cilat janë plot me lëndë ushqyese dhe antioksidantë.

Sigurisht për të humbur peshë në mënyrë natyrale, nuk mjafton vetëm të konsumoni smoothie. Mënyra e duhur është ta bëni atë pjesë të dietës tuaj duke e kombinuar dhe me ushtrime për djegien e kalorive. 

Smoothie Detox

  • 1 kivi + 1 banane + 1 filxhan ananas + 2 selino + 2 gota spinaq + 1 gotë ujë
  • 1 gotë me luleshtrydhe + 1 mollë mesatare + 2 filxhan spinaq + 1 kastravec + 1 gotë ujë
  • ⅔ filxhan qumësht bajame + 1 ½ filxhan lakër jeshile të copëtuar + një majë luge xhenxhefil + ½ mollë e kuqe ose jeshile + 1 banane + 1 mollë + 2 gota spinaq + 1 gotë uji
  • 1, 1/2 gota ujë + 2 gota spinaq ose lakër jeshile + 1 mollë të prera në feta + 1/2 avokado e prerë në feta ose në kubikë

Smoothie për Shtim në Peshë

Nëse qëllimi juaj është të shtoni disa kilogramë më tepër, kjo arrihet duke konsumuar më shumë kalori nga çfarë djeg trupi gjatë ditës. Prandaj, pasurimi i dietës tuaj me smoothie që përmbajnë një sasi të konsiderusheme proteinash, do t’ju ndihmojnë të arrini peshën që dëshironi.


Gjithashtu proteinat, trupi juaj i ka tepër të nevojshme për riparimin dhe rindërtimin e muskujve pas stërvitjes.


Receta Smoothie me përqindje të lartë kalorike

  • 250ml qumësht + 1 banane + 1 avokado + një lugë gjelle fara chia + 35g pluhur proteinik + 2 lugë gjelle gjalp kikiriku.
  • 1 lugë gjelle nutella e mbushur plot + 2/ 3 copë banane të ngrirë + 35g pluhur proteinik + 250ml qumësht gjysmë i skremuar.
  • 1 banane + 1 gotë me luleshtrydhe të ngrira + 1 gotë qumësht me yndyrë + 1 lugë pluhur  protenik + lugë gjelle mjaltë + 1 lugë gjelle fara liri
  • 1 filxhan copa ananasi të ngrira + ½ filxhan copa mango të ngrira + 1/2 avokado mesatare + xhenxhefil + 2 gota spinaq organik + 1 filxhan qumësht bajamesh pa sheqer

Sugjerim: Nëse dëshironi që smoothie të jetë i ftohtë mund të vendosni ingredientët në ngrirje ose të shtoni disa kubikë akull.

Shtojini një gotë smoothie përditshmërisë tuaj dhe shijoni energjinë natyrale që falin frutat dhe perimet e freskëta!

KRITERET E NJË PALESTRE IDEALE!

Palestra ideale është sigurisht ajo në të cilën ti ndihesh mirë, megjithatë ka disa kritere kryesore mbi të cilat biem të gjithë dakord. Një palestër