Be a warrior-Puma

Puma Fit Club është themeluar në vitin 2018 nga Dorina Mema, fituese e shumë medaljeve në fushën e bodybuilding. Ka fituar çmime të ndryshme në kompeticione botërore organizuar nga federatat botërore sportive WBPF dhe WABBA. Gjithashtu është cilësuar me titullin “Miss Shape”, duke fituar vendin e parë në shkallë botërore, mes 23 vendeve të tjera konkurente.

Përse “Puma Fit Club” ?

    “Puma Fit Club” nisi si një dëshirë e Dorinës për të ndarë me të tjerët pasionin e saj për fitnesin, dhe për të përçuar teknikat dhe këshillat më të mira të fituara gjatë një ekperience të gjatë profesionale. 

    E njohur për vullnetin dhe fuqinë e saj të pashtershme, mori nofken “Puma”, nofkë e cila më vonë mori formën e “Puma Fit Club”, kthyer tashmë në një qendër të mirëfilltë fitnesi në Tiranë.

Misioni ynë.

  Misioni i Pumës, që në konceptim, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë promovimi i praktikave më të mira, për një jetesë sa më të shëndetshme. Me tashmë disa vite eksperiencë në industrinë e fitnesit dhe duke parë shndërrimet e suksesshme të klientëve tanë, mund të themi me plot bindje se e kemi arritur.

Çfarë ofron?

  “Puma Fit Club” ofron një ekperiencë unike, me një skuadër të kualifikuar të përbërë nga tranierë profesionistë, që me poztivitetin dhe motivimin e duhur bëjnë çmos ti vijnë në ndihmë të gjitha nevojave të klientëve. 

Tek ne do të gjeni…

   Hapësira me kushte bashkëkohore ku çdo aspekt është i menduar deri në detaj, që nga higjiena, aspirimi, kondicionimi e deri tek kontrolli i niveleve të oksigjenit. 

   Siguria e klientëve tanë është një aspekt shumë i rëndësishëm për ne, prandaj ofrojmë paisje fitnesi të çertifikuara, të cilësisë Premium. Me anë të kontrolleve periodike sigurohemi që gjithmonë të jenë në gjendjen e tyre më të mirë.

Klasat

Pavarësisht se ajo që na bashkon është dashuria për fitnesin, e dimë shumë mirë që secili prej nesh ka specifika të ndryshme dhe duhet të ndjekë programe të caktuara.

Kjo është një nga arsyet përse ofrojmë një shumëllojshmëri klasash si: Crossfit, Bootcamp, Abs dhe Spinning, ku çdo klient mund ta gjejë veten. Një ndërthurje teknikash stërvitore të sigurta dhe pa abuzime, sipas kërkesave të gjithësecilit.

Shërbime të tjera

  Puma Fit Club ofron dhe shërbime të tjera si “Inbody test” me anë të cilit keni mundësinë të kryeni një analizë të detajuar mbi masën muskulare, yndyrën dhe ujin në trupin tuaj, duke ju rekomanduar më pas një rutinë stërvitore sa më të përshtatshme.

   Gjithashtu, për ata që dëshirojnë një dietë të personalizuar, Puma ofron shërbimin dietik sipas analizës epigenetike të ADN-së (liçensuar nga FDA).

Puma Fit Club

     

  Nëse dëshironi të sfidoni veten dhe jeni gati për një përvojë argëtuese të bazuar në rezultate efektive, ju mirëpresim në “Puma Fit Club”. 

    Ndërsa për një informacion më të detajuar mbi paketat e ofruara, klasat dhe tranierët tanë, klikoni ketu!

 

¨Shihemi së shpejti ‘fitness lovers’ !¨