PUMA YOGA Balancë, Fleksibilitet, Energji.

Ndalo për një moment dhe merr frymë thellë!

Në këtë botë që lëviz me ritme tepër të shpejta, është e lehtë të humbasim në kaosin e jetës së përditshme dhe të neglizhojmë mirëqenien tonë.

Megjithatë, kujdesi për shëndetin tonë fizik dhe mendor është thelbësor për një jetesë të ekuilibruar.

Dhe cila është një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë? Duke u regjistruar tek klasat e yogës në Puma Fit Club. Vendi perfekt ku mund të mësoni të krijoni një marrëdhënie simbiotike mes trupit dhe mendjes tuaj.

Zbuloni fuqinë e brendshme.

Instruktorët tanë të yogës do t’ju ndihmojnë të zbuloni fuqinë tuaj të brendshme përmes lëvizjeve fizike, ushtrimeve për kontrollin e frymëmarrjes dhe meditimit. Klasat tona janë të krijuara posaçërisht për t’ju ndihmuar të njihni trupin tuaj deri në thellësi.

Më tepër ekuilibër dhe fleksibilitet.

Mënyra e jetesës po ndryshon me kalimin e kohës dhe në pjesën më të madhe të kohës konsiston në qëndrimin ulur. Për këtë arsye është thelbësore të punojmë me ekuilibrin dhe fleksibilitetin, aspekte të dobishme për shëndetin tonë në plan afatgjatë. Ajo që ne përpiqemi të promovojmë përmes yogës është qëndrimi i mirë dhe balanca e brendshme.

Më pak stres dhe më tepër ‘paqe shpirtërore’.

Përmes klasave të yogës do të shkarkoni të gjithë tensionin e akumuluar gjatë ditës, do të qetësoni mendjen dhe do ta keni më të lehtë të gjeni paqen e brendshme. Në përfundim të çdo seance do të jeni më të fokusuar, më të përqendruar dhe më të qetë.

Ka vend për të gjitha nivelet.

Fillestar apo me përvojë sapo të vendoseni në tapetin e yogës, çdo lëvizje do t’ju vijë natyrshëm. Do të udhëhiqeni nga instruktorët tanë të cilët ecin sipas rritmit tuaj dhe kujdesen që të ndiheni sa më komodë.

Shëndet dhe vitalitet.

Është vërtetuar shkencërisht se të praktikosh yoga ka një mori përfitimesh shëndetësore si: përmirësimi i shëndetit kardiovaskular, rritja e imunitetit, reduktimi i ankthit dhe rritja e niveleve të energjisë.

Mos prisni më tej për të përjetuar fuqinë transformuese të yogës. Bashkohuni me ne sot për një jetë plot energji dhe vitalitet.

 

Namaste!