Si 15 minuta stërvitje në ditë, minimizojnë rreziqet e të qëndruarit ulur.

Qëndrimi ulur për orë të tëra është një nga problematikat më shqetësuese kohët e fundit në të gjithë botën. Kjo për shkak të qëndrimit mbi 8 orë në zyrë apo mungesa e lëvizjes, shkak lundrimi në rrjete sociale për një kohë të gjatë. 

 

Qëndrimi ulur është krahasuar me rreziqet e pirjes së duhanit, duke u etiketuar dhe si “vrasësi i heshtur”.

 

Kur qëndroni ulur për një kohë të gjatë, metabolizmi ngadalësohet dhe kjo mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore si obeziteti, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.  

 

Sipas studimeve të fundit 15 minuta aktivitet fizik në ditë ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit dhe qarkullimit të gjakut, duke kompensuar  problemet shëndetësore që sjell qëndrimi ulur për një kohë të gjatë. 

 

U vu re se si 15 minuta më shumë aktivitet në ditë, ndikuan pozitivisht duke ulur rrezikun me 15% tek ata që kalonin më pak se 10 orë ulur. U vu re gjithashtu se tek ata që qëndronin ulur më shumë se 10 orë, këto 15 minuta patën një ndikim edhe më të madh duke e ulur rrezikshmërinë deri në 35%.

 

Sipas statistikave, personat e rritur, duhet të synojnë idealisht në javë, 150 minuta aktivitet me intensitet të moderuar ose 75 minuta aktivitet me intensitet të lartë; Një kombinim i të dyjave? Aq më mirë.

 

Si mund ta shfrytëzoni kohën dhe të gjeni momentin për të kryer sadopak aktivitet fizik?

 

  • Lini makinën në shtëpi dhe përdorni biçikletën ose përshkruani rrugën me këmbë.
  • Përdorni shkallët në vend të ashensorit ose shkallëve lëvizëse.
  • Zbrisni nga autobusi një ndalesë përpara ose parkoni më larg nga destinacioni juaj duke ecur pjesën tjetër të rrugës.

  • Kryeni ushtrime në komoditetin e shtëpisë tuaj. Ushtrimet që mund të bëhen në vetëm 15 minuta janë të panumërta. Duke u stërvitur në shtëpi ju krijoni një rutinë që kontribuon në shëndetin tuaj.

 

  • E nëse doni të ndiqni një mënyrë jetese më aktive, regjistrohuni në palestër. Mund ta nisni duke shkuar të paktën tre herë në javë e më pas ta frekuentoni më shpesh atë.

 

Duke bërë këto ndryshime të vogla ju do të keni një stil jetese më aktive dhe më të shëndetshme.