KRITERET E NJË PALESTRE IDEALE!

Palestra ideale është sigurisht ajo në të cilën ti ndihesh mirë, megjithatë ka disa kritere kryesore mbi të cilat biem të gjithë dakord.

Një palestër e mirë duhet të ketë arritur një ekuilibër midis cilësisë, rregullit, pastërtisë dhe profesionalizmit. 

 

Këto janë tiparet kryesore të palestrës ideale.

 

Shumëllojshmëri dhe sasi.

Pajisje kardio, pesha të lira dhe makineri fitnesi për t’iu përshtatur qëllimeve dhe preferencave të ndryshme. Sigurisht, duhet të mbahet një raport midis numrit mesatar të klientëve gjatë një dite dhe pajisjeve në dispozicion, në mënyrë që të gjithë të kenë akses dhe të shmangin kohën e pritjes.

Në Puma Fit Club, nuk do të humbisni asnjë minutë duke pritur! Kemi projektuar një hapësirë me 6 zona të dedikuara për të përmbushur kërkesat e të gjithëve.    

 

Cilësi dhe pastërti.

Një ambient i pastër dhe higjienik është një nga kriteret kryesore. Sikurse detyrimisht duhet kryer një kontroll i rregull mirëmbajtje për pajisjet e palestrës, në mënyrë që të garantohet siguria e tyre.

Ekipi ynë i mirëmbajtjes kryen inspektime të rregullta të të gjitha pajisjeve duke adresuar çdo problem dhe siguruar mirë-funksionimin e tyre.

 

Atmosferë pozitive dhe energji e mirë

Një komunitet fitnesi që ndjek etiketën e palestrës dhe respekton hapësirën e   tjetrit duke përfshirë këtu stafin dhe klientët.
Nëse doni të rrethoheni nga një atmosferë pozitive dhe të ndiheni të motivuar në çdo moment, na kontaktoni për tu bërë pjesë e komunitetit fantastik të Puma Fit Club.

 

Stafi dhe shërbimet
Për sa i përket stafit, një palestër e mirëfilltë ka nevojë për trajnerë të certifikuar të cilët, si kulturë pune duhet të kenë disponueshmërinë, motivimin dhe dëshirën për të udhëzuar dhe këshilluar klientin për çdo pyetje mbi përdorimin e pajisjeve dhe ushtrimet që duhet të kryejë. 

 

Klasat dhe opsionet shtesë

Të ofrojë shumëllojshmëri klasash fitnesi dhe shërbimesh. Tek ne ju mund të zgjidhni mes klasave të drejtuara nga instruktorët tanë si: crossfit, abs, bootcamp dhe yoga. Sikurse opsione të tjera si: distributorët e ujit dhe produkte të ndryshme proteinike për para dhe pas stërvitjes.

 

Vendndodhja dhe orari. 

Idealisht njerëzit kanë më shumë gjasa të zgjedhin një palestër e cila aksesohet lehtë dhe është e dukshme nga rruga kryesore, përmes tabelave apo sinjalistika të tjera.
Na gjeni në një nga rrugët kryesore të Unazës së Re, Rr. Teodor Keko, tek Kompleksi Ales në Tiranë.


Për sa i përket orarit, sa më fleksibël aq më mirë. Ju kujtojmë se Puma Fit Club është e hapur për ju çdo ditë në orarin 07:00-23:00.

 

Vlera për para

Çmim=Cilësi=Shërbim. Nëse arrihet ky raport, jemi përballë një palestre ideale. 

 

Klikoni këtu për të parë paketat e ndryshme.