5 Këshilla mbi fitnesin që NUK duhet ti ndiqni.

Ka kaq shumë informacion të disponueshëm në internet në lidhje me fitnesin dhe kaq shumë burime të ndryshme në dispozicion sa është e lehtë të bini pre e këshillave të gabuara.

Për këtë arsye kemi renditur 5 koncepte të pasakta mbi fitnesin që ju duhet të ‘fshini nga memoria’ së bashku me arsyen përse.

1- Pa dhimbje nuk ka rezultat.

Dhimbja nuk tregon efektivitetin e një ushtrimi fitnesi. Në të shumtën e rasteve ajo vjen si pasojë e dëmtimit të indeve muskulore. Sforcimi i tepërt mund të ketë pasoja të rënda.

Është e vërtetë që gjatë ushtrimeve për disa sekonda ndodh të përjetojmë djegje të muskujve. Kjo vjen si pasojë e acidit laktik që lëviz në to.

Dëgjojini sinjalet paralajmëruese të trupit tuaj dhe bëni ushtrime që nuk shkaktojnë dhimbje. Rezultatet do të jenë të dukshme gjithsesi.

2- Squats janë të dëmshëm për gjunjët

Squats është një ushtrim që ka të bëjë me përthyerjen e gjunjëve dhe nëse nuk bëhet në formën e duhur, mund t’ju dëmtojë.

Mund të themi që është një nga lëvizjet më të rekomanduara nga instruktorët e fitnesit pasi targeton pjesën e poshtme të trupit, duke forcuar muskujt e këmbëve dhe duke përmirësuar balancën.

Mjafton të vendoseni në pozicionin e duhur, me këmbët në gjerësinë e shpatullave. Duke kontraktuar muskujt abdominalë. 

Duke forcuar muskujt rreth gjunjëve, me kalimin e kohës ato janë më të mbrojtur.

3- Humbni peshë vetëm me kardio 

Po. Ushtrimet kardio janë mënyra më e mirë për të rënë në peshë, por jo e vetmja. 

Ngritja e peshave është gjithashtu thelbësore, pasi me shtimin e masës muskulare përshpejtohet metabolizmi, pra digjen kaloritë e tepërta edhe kur trupi është pushim.

Tjetër element që luan një rol vendimtar në humbjen e peshës është ushqimi. Një dietë e ekuilibruar me proteina jo yndyrore dhe fibra duhet të jetë pjesë e domosdoshme e rutinës tuaj.

4- Ushtrohuni më mirë në MËNGJES

Mëngjes, drekë apo darkë, çdo moment i ditës është i mirë për tu stërvitur apo për të shkuar në palestër. 

Dikush ushtrohet që në mëngjes pasi dëshiron ta nisë ditën me energji. Ndërsa një tjetër ushtrohet pasdite për të pasur një gjumë më të qetë. Disa të tjerëve, stërvitja e mëngjesit i çrregullon ritmin e zemrës dhe shkakton lodhje si pasojë e ngadalësimit të metabolizmit.

Çdo trup reagon ndryshe dhe mënyra e jetesës nuk është e njëjta për të gjithë. Prandaj ushtohuni kur ta ndjeni të arsyeshme.

5- Bëni stretching para stërvitjes.

Stretching-u është pjesë e rëndësishme e çdo rutinë fitnesi, por ka pikëpyetje nëse duhet bërë para apo pas ushtrimeve.

Përgjigja është të dyja. Niseni rutinën tuaj të fitnesit me stretching dinamik dhe përfundojeni atë me stretching statik.

Stretching dinamik është lëvizja e trupit me qëllim ngrohjen e muskujve, përmirësimin e fleksibilitetit, nxitjen e qarkullimit të gjakut dhe uljen e riskut të  lëndimit.  

Ndërsa ai statik është ‘shtrirja’ e trupit për një kohë të caktuar kohore në mënyrë që të parandalohet dhimbja e muskujve.

Pra, herën tjetër që të shkoni në palestër ose të dilni për vrap, mos harroni. 

Stretching! Stretching! Stretching!

Një këshillë të fundit

Ekspertët e fitnesit kanë shumicën e përgjigjeve kur bëhet fjalë për atë që është më e mira për ju.
Ama është e rëndësishme të kërkoni burime informacioni të sigurta përpara se të merrni vendime në lidhje me rrugëtimin tuaj në botën e fitnesit.

KRITERET E NJË PALESTRE IDEALE!

Palestra ideale është sigurisht ajo në të cilën ti ndihesh mirë, megjithatë ka disa kritere kryesore mbi të cilat biem të gjithë dakord. Një palestër