“Takim romantik” në palestër? 5 aspekte pozitive të stërvitjes me partnerin.

Çiftet që stërviten së bashku qëndrojnë gjatë së bashku.


Mund të mendoni se kjo është një shprehje pa asnjë bazë, por në fakt e ka një dozë vërtetësie. Të stërvitesh me partnerin, në palestër apo kudo tjetër ka përfitime befasuese për marrëdhënien tuaj. 

Këtë e vërtetojnë këto pesë aspekte pozitive: 

Së bashku mund të arrini shumë qëllime.

Kjo është një mundësi që çiftet të vendosin qëllime të përbashkëta fitnesi dhe t’i përmbushin ato. Kjo nxit dëshirën e të qenit së bashku për të festuar sukseset e njëri-tjetrit. Gjithashtu forcon lidhjen duke krijuar kujtime afatgjata.

 

Mbështetje dhe motivimi.

Ju duhet një person që t’ju nxisë të mos i bëni ‘skip’ palestrës dhe që t’ju shërbejë si një motivues i fuqishëm për t’iu përkushtuar rutinës tuaj të fitnesit. Për më tepër, vetë prezenca e partnerit i bën ushtrimet t’ju duken më të këndshme dhe shërben si inkurajim për të mos u dorëzuar.

 

Komunikimi bëhet forca juaj.

Një komunikim i hapur mes jush, në formën e këshillave, sugjerime, ndoshta dhe korrigjimeve përmirëson mënyrën si ju stërviteni dhe forcon besimin dhe mirëkuptimin në marrëdhënie.

 

Kohë cilësore së bashku.

Të gjesh kohë për të kaluar momente së bashku ndonjëherë është e vështirë. Prandaj, palestra është një mundësi e mirë për të kaluar kohë me njëri- tjetrin teksa qëndroni të shëndetshëm.

 

Përmirësimi i shëndetit fizik 

Stërvitja e rregullt së bashku me partnerin zvogëlon stresin, shton dozën e energjisë dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Pra, më shumë mirëqenie për të dy individët. Si përfundim, është e qartë se çiftet që stërviten së bashku jo vetëm që kanë prioritet shëndetin fizik, por edhe forcojnë marrëdhënien e tyre gjatë procesit. 

 

Pra, pse të mos i ndërroni takimet tradicionale me disa seanca stërvitore bashkë me njeriun e zemrës?