Pra sugjerimi i parë që dëshirojmë t’ju japim përpara se të nisim me këshillat nga instruktorët e Puma Fit Club është: “Mos hezitoni kurrë të kërkoni ndihmë, sugjerime apo këshilla nga profesionistët.” Ata janë këtu për t’ju udhëzuar, motivuar dhe ndihmuar të arrini synimet tuaja. Le të nisim tani me këshillat që ata kanë për ju:
Përcaktoni qëllimet që në nisje!
Pa qëllime të qarta, ju po humbni kohën. Merrni një moment për veten tuaj dhe përcaktoni atë që dëshironi të arrini. Objektivat specifike dhe të matshme, janë baza e një stërvitjeje që do t’ju sjellë rezultate të arritshme.
Diversifikoni rutinën tuaj!
Rënia në monotoninë e ushtrimeve të njëjta, që përsëriten ditë pas dite, ndikon në ritmin dhe dëshirën tuaj për tu ushtruar. Gjithashtu trupi juaj përshtatet dhe ushtrimet nuk kanë më efekt.
Ne ju rekomandojmë të përfshini një sërë ushtrimesh kardiovaskulare, force dhe ushtrime fleksibiliteti, që synojnë targetimin e muskujve të ndryshëm dhe gjithashtu e bën rutinën tuaj më të kënaqshme. E nëse doni që ora të kalojë shpejt dhe të bëni miq të mirë, bëhuni pjesë e klasave të ndryshme si crossfit, bootcamp, abs, yoga etj,
Forma mbi sasinë.
Padurimi që ndieni për të parë menjëherë rezultate dhe dëshira për të ngritur pesha të mëdha, duke shtyrë limitet, janë më se të natyrshme. Megjithatë, cilësia e ushtrimit duhet të jetë parësore dhe më e rëndësishme se sasia. Mësimi i formës së duhur të një ushtrimi parandalon lëndimet dhe maksimizon efektivitetin e stërvitjes në tërësi. Pasi teknika e ushtrimit të praktikohet dhe mësohet siç duhet, pjesa tjetër vjen natyrshëm.
Mësoni të ndaloni kur është e nevojshme!
Sigurisht, konsistenca është e rëndësishme nëse duam më shumë muskuj, fuqi dhe trup të tonifikuar. Mirëpo, zakonisht rëndësia e periudhës së pushimit nënvlerësohet. Stërvitja e tepërt mund të krijojë edhe lëndime. Trupit i duhet lënë koha e mjaftueshme për t’u rigjeneruar mes një seance stërvitore dhe tjetrës. Sigurohuni që të flini mjaftueshëm dhe të bëni ditë pushimi kur është e nevojshme. Dhe nuk po flasim vetëm për pushimin fizik, por ju rekomandojmë të ushqeheni mirë, të hidratoheni dhe të kujdeseni për veten.
Furnizoni organizmin për të përballuar lodhjen
Ushqimi që konsumoni ndikon drejtpërdrejt në performancën dhe rezultatet tuaja. Ju rekomandojnë të adoptoni një qasje të ekuilibruar dhe të qëndrueshme ndaj ushqimit. Konsumoni ushqime me karbohidrate, proteina, yndyra të shëndetshme, vitamina dhe minerale. Konsultohuni me një nutricionist për të përshtatur dietën tuaj sipas qëllimit që ju keni. Një trup i ushqyer mirë funksionon më mirë dhe rikuperohet më shpejt.
Festoni arritjet!
Së fundi, mos harroni të festoni arritjet tuaja. Motivimi më i madh është kur shikoni me sytë tuaja progresin e arritur pas gjithë asaj pune të lodhshme. Ju sugjerojmë të mbani shënime, të bëni matje të rregullta ose të përdorni aplikacione për të gjurmuar rrugëtimin tuaj. Mendojeni këtë si një medalje shpërblyese dhe motivuese që do t’ju shtyjë të sfidoni veten për të arritur gjithmonë e më larg.
Këshilla e fundit
Ndryshimi dhe përmirësimi i fizikut është një aventurë personale dhe çdo qëllim arrihet me shtysën dhe mendësinë e duhur. Në Puma Fit Club, ju pret një grup i madh profesionistësh, gati për t’ju motivuar, mbështetur dhe udhëhequr në çdo hap të rrugës. Mos hezitoni të bëheni pjesë e jona dhe të nisni një eksperiencë që nuk njeh limite.