Inbody Test – Teknologjia që ‘njeh’ deri në brendsi shëndetin dhe mirëqënien e trupit tuaj.
U krijua në vitet 90’ në Korenë e Jugut dhe pati menjëherë sukses në më shumë se 80 shtete në mbarë botën.
Testi InBody është një analizë jo-invazive që ofron. Informacion të detajuar mbi parametrat truporë si pesha, muskujt, sasinë e yndyrës dhe sasinë e ujit në trup.
Inbody Test
Kjo pajisje funksionon me anë të teknologjisë BIA (Bioelectrical Impedance Analysis). Metodë e përdorur që në vitet 60. Përdor një sasi të vogël rryme të alternuar e cila përcillet pëgjatë trupit dhe bën të mundur matjen e masës dhe peshës së përgjithshme trupore.
Në 60 sekonda
Pajisja “Inbody Test” brenda 1 minuti mat masën tuaj trupore duke analizuar:
- Sasinë e ujit në trup.
- Masën muskulare
- Sasinë e kalorive në organizëm.
- Përqindjen e yndyrës në trup.
Përdorimi është i thjeshtë
- Qëndrohet me shpinën drejtë dhe këmbët e vendosura mbi dy pikat të caktuara dhe pesha juaj matet automatikisht.
- Qëndrohet pa lëvizur, me krahët të pozicionuara me një kënd 45 gradë.
- Duart dhe gishtërinjtë vendosen tek dorezat përkatëse ku gjenden elektrodat.
- Qëndrohet rreth 1 minut pa lëvizur dhe në fund merren rezultatet e printuara.
*Individët me stimulues kardiak ose pajisje mjekësore elektronike e kanë të ndaluar ta përdorin këtë pajisje.
Monitoroni progresin tuaj
Mënyra tradicionale e matjes së peshës apo BMI-së nuk mjaftojnë për të treguar nëse dieta dhe rutina juaj e ushtrimeve po ndryshon diçka në trupin tuaj.
Përqindja dhjamore mund të jetë zvogëluar dhe zëvëndësuar me masë muskulare, por këtë, një peshore e thjeshtë nuk mund ta tregojë.
Për këtë arsye analizimi i masës trupore me anë të Inbody Test, ju tregon më në brendësi ndryshimet që po i ndodhin trupit tuaj.
Inbody Test mund të kryhet çdo 1 ose 2 javë ose çdo muaj në varësi të qëllimeve që ju i keni vendosur vetes.
Rezultatet e këtij testi janë një informacion tepër i vlefshëm edhe për mjekët, fizioterapistët, dietologët apo instruktorët tuaj personalë, pasi i ndihmon ata në trajtimin tuaj.
Shërbimi ‘Inbody Test’ është i disponueshëm për të gjthë klientët e Puma Fit Club.
Ju mirëpresim!…