Si të motivoheni për t’u ushtruar në palestër!

Jeni regjistruar për të disatën herë në palestër por nuk po e frekuentoni rregullisht? Ndiheni të demoralizuar pasi anëtarësimi në palestër po ju shkon dëm?

Këto ndjesi janë më se normale pasi aktiviteti fizik dhe frekuentimi i palestrës kërkon kohë, dëshirë dhe vullnet.

Megjithatë ka gjithmonë mënyra për të gjetur motivimin që ju mungon dhe shpresojmë që këshillat e mëposhtme t’ju japin shtysën e duhur për ta bërë palestrën pjesë të rutinës tuaj.

Vendosni objektiva të qarta për veten dhe përcaktoni një rutinë specifike sipas nevojave tuaja!

Të kesh qëllime të qarta është shumë e rëndësishme si në jetën e përditshme ashtu edhe  kur bëhet fjalë për fitnesin. Vendosni orare fikse dhe konsiderojini ato si një pakt të panegociueshëm me veten tuaj.

Zgjidhni ushtrime apo pajisje që ju pëlqejnë vërtet!

Stërvituni me pesha, kryeni ushtrime kardio ose bëhuni pjesë e klasave të ndryshme si, bootcamp, crossfit etj,. Përfshirja në aktivitete që ju pëlqejnë do ta bëjë palestrën më të këndshme për ju dhe do të keni motivimin për t’u paraqitur.

Kombinoni ushtrimet dhe pajisjet e ndryshme!
Shmangni monotoninë duke krijuar një rutinë stërvitore të shumëllojshme. Provoni ushtrime, pajisje dhe formate të ndryshme stërvitjeje për ta bërë palestrën sa më interesante dhe sfiduese për ju. 

Shkoni në palestër me shoqërinë!

Të stërvitesh me një mik që ka qëllime të ngjashme me ty apo të bësh shoqëri në palester është tepër motivuese sidomos kur gjen dikë që të ofron mbështetje, të inkurajon dhe krijoni një konkurrencë të shëndetshme së bashku. Ju ‘mbani përgjegjësi’ për njëri-tjetrin dhe në këtë mënyrë palestra kthehet në një ambient më të këndshëm.

Dëgjoni muzikë motivuese!
Krijoni një listë këngësh energjike dhe plot ritëm. Muzika ndikon fuqishëm në humor dhe ju ndihmon të futeni në mentalitetin e duhur për aktivitet fizik.

Ndiqni dhe krahasoni progresin që keni bërë me kalimin e kohës!

Mbani shënim sa kohë jeni stërvitur, peshat që keni pëdorur dhe performancën e përgjithshme. Rezultatet kur janë të prekshme ju shërbejnë si rikujtim se sa larg keni arritur.

Mbani mend përfitimet e shumta!

Reflektoni mbi përfitimet e shumta që ka palestra të tilla si: përmirësimi i shëndetit fizik dhe mendor, shtimi i energjsë, reduktimi i stresit dhe përmirësimi i cilësisë së gjumit. Kujtojani vetes këto përfitime kur të keni mungesë motivimi.

Është momenti ta pranoni se fitnesi është një rrugëtim që kërkon kohë dhe progresi nuk shihet menjëherë. Fokusohuni jo vetëm tek rezultati final por dhe tek ndikimi pozitiv që aktiviteti fizik ka në mirëqenien tuaj të përgjithshme.

“Me vendosmëri dhe mendësi pozitive, ju do të jeni gjithmonë të motivuar për t’u ushtruar në palestër