KTHIMI NË PALESTËR PAS PUSHIMEVE

Gati të rifilloni më fuqishëm se kurrë?

A ju kishte munguar? Nuk besoj se kjo pyetje ka nevojë për përgjigje. 

Pushimet pothuajse kanë mbaruar dhe dëshira për t’iu kthyer sërish rutinës tuaj stërvitore e dimë që është më e madhe se kurrë. Dhe kjo periudhë, pra mesi i shtatorit apo fillimi i tetorit është zakonisht periudha perfekte për të nisur sërish, me energji të reja.

Po fillimisht nuk mund të rrimë pa ju listuar disa këshilla përgatitur nga instruktorët tanë të Puma Fit Club!

“Nisni gradualisht!” Mos u mundoni të bëni ushtrime me intensitet të lartë që ditën e parë, pasi  përndryshe do të ndoheni të mbingarkuar dhe rrezikoni të lëndoheni. Niseni me seanca të lehta dhe të shkurtra dhe rriteni më pas intensitetin grdualisht.

“Qëndroni realistë!” Merrni pak kohë dhe vendosini vetes qëllime të qarta dhe të arrtishme. Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni të motivuar për një kohë të gjatë.

“Mos harroni ushtrimet për ngrohje dhe ftohje”. Kaloni 5-10 minuta duke bërë stërvitje të lehta kardio për të përgatitur trupin tuaj për stërvitje, dhe më pas kushtojini 5-10 minuta të tjera shtrirjes statike dhe frymëmarrjes së thellë.

“Planifikoni paraprakisht llojin e ushtrimeve dhe sasinë e tyre.” Gjithashtu përfshini lloje të ndryshme ushtrimesh si ushtrime kardio, pesha dhe angazhohuni në klasat e ndryshme të Puma Fit Club.

“Qëndroni të hidratuar dhe ushqehuni mirë!” Planifikoni një dietë të ekuilibruar me shumë fruta, perime, proteina pa yndyrë dhe drithëra. Kështu do të siguroni energjinë e nevojshme për stërvitje.

“Jepini përparësi pushimit dhe rikuperimit të trupit.” Është shumë e rëndësishme të  pushoni dhe t’i lini trupit kohë të ‘marrë veten’. Stërvitja intensive deri në tepri mund të çojë drejt lëndimit. Dëgjojeni trupin tuaj dhe planifikoni ditë pushimi në rutinë për të lejuar formimin e muskujve.

Gjithashtu si çdo vit edhe këtë fillim sezoni kemi disa surpriza për klientët tanë besnikë dhe ata të cilët na bashkohen për herë të parë.

Mezi po presim t’jua tregojmë.

Ju mirëpresim!