Sigurisht dhe këtë rradhë është e rëndësishme t’i japim vëmendjen që meriton një kontribuesi vendimtar në shëndetin e gjirit, që shpesh herë anashkalohet- Fitnesi.
Shëndeti i gjirit nuk kufizohet vetëm tek gjenetika. Zgjedhjet që bëjmë çdo ditë, veçanërisht kur bëhet fjalë për aktivitetin fizik, mund të ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e kancerit të gjirit.
Pra, le të shqyrtojmë përfitimet e shumta shëndetësore të fitnesit dhe se si ushtrimet mund të kontribuojnë në shëndetin e gjirit.
Reduktimi i rrezikut të kancerit të gjirit përmes ushtrimeve fizike
Nuk është sekret se aktiviteti i rregullt fizik është një aleat i jashtëzakonshëm në luftën kundër kancerit të gjirit. Studimet e shumta kanë treguar se gratë dhe vajzat që merren me fitness kanë më pak gjasa të zhvillojnë kancer gjiri, në krahasim me ato që bëjnë një mënyrë jetese sedentare. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Kërkimit të Kancerit, rekomandohen të paktën 150 minuta ushtrime në javë me intensitet të moderuar ose 75 minuta stërvitje me intensitet të lartë.
Ruajtja e një peshe të shëndetshme është një faktor kyç në uljen e rrezikut të kancerit të gjirit. Gjatë stërvitjes djegia e kalorive bën pëshpejtimin e metabolizmit dhe ndihmon në menaxhimin e peshës. Gjithashtu zvogëlon sasinë e yndyrës në trup, e cila sjell rrezikun e prodhimit të hormoneve që rrisin probabilitetin e kancerit të gjirit.
Ushtrimet e fitnesit shkojnë përtej fizikut, ato ndihmojnë dhe në brendësi duke balancuar nivelin e hormoneve në trup, përfshirë këtu dhe estrogjenin. Nivelet e larta të estrogjenit janë të lidhura ngushtë me rritjen e rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit. Prandaj, aktiviteti fizik rekomandohet në përmirësimin e ekulibrit hormonal dhe rregullimin e sistemit endokrin. Por nuk mbaron me kaq!
Sistemi ynë imunitar qëndron aktiv gjatë aktivitetit fizik duke ndihmuar trupin të shmangë infeksionet dhe luan një rol vendimtar në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.
Dhe nëse keni përjetuar ndonjëherë euforinë dhe shkëlqimin “glow up” pas mbarimit të një stërvitje sfiduese, ju mund ta njihni më tepër vlerën e fitnesit si një përmirësues i shkëlqyer i humorit dhe reduktues i stresit. Duke e menaxhuar atë, ju mbështesni aftësinë e trupit tuaj për të luftuar kancerin e gjirit.
Trajtimet ndaj kancerit të gjirit ndonjëherë mund të çojnë në humbje të densitetit të kockave, duke e bërë nevojën për forcimin e tyre edhe më thelbësore. Kjo arrihet me anë të ushtrimeve në palestër si ecja, vrapimi dhe trajnimi me pesha.
Gjatë “Tetorit Rozë”, ju ftojmë të solidarizohemi për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin e gjirit dhe parandalimin e kancerit, pa harruar rolin domethënës që luan fitnesi në promovimin e mirëqenies së përgjithshme. Bashkohuni me ne dhe inkurajoni miqtë dhe familjen tuaj të bëjnë të njëjtën gjë. Gjatë “Tetorit Rozë” Puma Fit Club, ofron 20% zbritje në çdo paketë të palestrës tonë, për të gjitha gratë dhe vajzat që dëshirojnë të nisin një rrugëtim të shëndetshëm.