PUMA SOLAR-Nxirje perfekte në vetëm pak minuta!

Puma Solar in the process
 

Dëshironi që në pak kohë të fitoni një ngjyrë vërtetë të bukur lëkure? Me shërbimin Solar të Puma Fit Club tani është e mundur.

Thuaj lamtumirë lëkurës së zbehtë ‘dimërore’!

Me teknologjinë e avancuar të solariumit tonë, ju garantojmë një nxirje të njëtrajtshme dhe natyrale duke ju dhuruar një lëkurë rrezatuese!

Dizajni modern dhe praktik i solarit siguron qëndrimin tuaj në një pozicion të rehatshëm teksa  ngrohtësia qetësuese do t’ju krijojë të njëjtën ndjesi si në spa. Gjatë gjithë kohës do të ndiheni të relaksuar dhe do ta shijoni në maksimum seancën tuaj.

Kohëzgjatja dhe intensiteti i seancës së nxirjes është i ndryshueshëm sipas çdo preference tuajën, qoftë ajo një nxirje delikate apo më intensive.

Siguria juaj është prioriteti ynë kryesor prandaj solari ka veçori të avancuara sigurie si sensorë të integruar që monitorojnë gjendjen e lëkurës tuaj dhe parandalojnë ekspozimin e tepërt.

Avantazhet e solarit 

Rrit efektivitetin e trupit për prodhimin e vitaminës D.

Mban të balancuar raportin e yndyrnave në trup.

Ndihmon në përtharjen e akneve të trupit.

Minimizon paraqitjen e strijave. 

Përmirëson humorin tuaj. 

Përgatitja përpara seancës 

Kryeni dush katër orë përpara solarit.

Eksfolioni trupin për të larguar qelizat e vdekura.

Mos kryeni asnjë lloj trajtimi estetik. 

Mos përdorni parfume apo deodorant.

Solari duhet evituar plotësisht nëse:

Keni alergji apo probleme të ndryshme të lëkurës.

Jeni sensitiv ndaj rrezeve të diellit.

Keni shumë nishane apo shenja të tjera në trup. 

Mos prit! Rezervo tani orarin tënd dhe përfito një nxirje mahnitëse të lëkurës.

Puma Solar!

Ju mirëpresim!